Zhbllokohet merkato e Milanit, nesër Origi vishet kuqezi

Zhbllokohet edhe merkatoja e Milanit, sepse Divock Origi po bëhet zyrtarisht sulmuesi më i ri i klubit kuqezi.

Belgu, që u largua si një lojtar i lirë nga Liverpool, do të vijë gjatë mbrëmjes së sotme në Milano dhe nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë. Origi do të nënshkruajë për 4 vite me Milanin dhe do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Ka kohë që është mbyllur marrëveshja mes lojtarit dhe dyshes Maldini-Massara dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, që do të bëhet fakt në orët në vazhdim. Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Piolit, që tashmë do të ketë një alternativë më shumë për Giroud. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook