Zhegrova “eurogol”, Basel nderohet nga shqiptarët në Conference League

Basel ka triumfuar kundër Kairat Almaty me rezultatin 3-2 dhe kanë marrë përkohësisht vendin e parë në grupin H të Conference League.

Kazakët kanë kaluar dy herë në epërsi, fillimisht më Vagner Love që shënoi në minutën e 23-të, ndërsa më pas realizoi edhe Hovhannisyan në fillimin e pjesës së dytë.

Për Basel kishte barazuar me penallti herën e parë Arthur, kurse më pas Edon Zhegrova realizoi një eurogol. Katër minuta më pas, 73’, Pajtim Kasami realizoi edhe golin e fitores për zviceranët.

Në të njëjtën orë u luajti edhe Flora Tallin-Partizan Beograd, që përfundoi me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Martin Miller në fundin e pjesës së parë. / oversport.tv