Zhegrova shënon golin e parë në Ligue 1 me Lille, Rennes ëndërron Europën

Edon Zhegrova ka shënuar golin e tij të parë në Ligue 1 me fanellën e Lille. Sulmuesit kosovar i kanë mjaftuar vetëm 9 minuta lojë në sfidën kundër Clermont, që të gjejë rrugën e rrjetës.  Lille ka mposhtur bindshëm Clermont 4-0 dhe falë këtij suksesi i afrohet zonës që të çon në Kupat e Europës.

Rennes merr suksesin e radhës në kampionat, duke mposhtur 2-0 Angers në shtëpi. Falë këtij suksesi vendasit janë ngjitur në vendin e katërt në renditjen e Ligue 1.

St Etienne ka marrë tre pikë të arta në luftën për mbijetesë, pasi ka mposhtur minimalisht 1-0 Metz, ndërsa Nantes ka fituar në shtëpi sfidën kundër Montpellier.

Bordeaux pëson një humbje në shtëpi përballë Troyes dhe tashmë zbret në vendin e fundit në renditje, ndërsa  Reims dhe Strasbourg kanë ndarë nga një pikë mes tyre. / Oversport.tv

Foto: LOSC Twitter

Francë – Ligue 1 / Java e 27-të

St Etienne- Metz 1-0

Bouanga 52’

Bordeaux- Troyes 0-2

Poussin 28’ (aut), Mothiba 87’ (pen)

Nantes- Montpellier 2-0

Kolo Muani 69’, Geubbels 90+2’

Reims- Strasbourg 1-1

Cajuste 84’ / Bellegarde 69’

Rennes- Angers 2-0

Bourigeaud 33’, Laborde 87’

Lille- Clermont 4-0

Bamba 3’, David 71’, Celik 84’, Zhegrova 90’