Zhegrova shënon në fitoren e Baselit, Alkmaar bën detyrën ndaj Cluj

Zhegrova i ka siguruar fitoren ekipit të Baselit pasi shënoi golin e tretë dhe të sigurisë për zvicerianët. Ekipi i Baselit fitoi kështu 3-1 kundër Omonias. Zvicerianët gjetën golin e parë me Millar, por gjithçka u vendos në barazpeshë nga një 11-metërsh i kthyer në gol nga Gomes.

Për të kaluar në avantazh zvierianët mendoi Arthur që e çoi rezultatin në 2-1. Ndërkohë Edon Zhegrova kapitulloi ekipin qipriot pas golit që e vulosi rezultatin në 3-1

Fitore ka arritur edhe Az Alkmaar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Cluj. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Klarksson që në pjesën e parë të takimit. Edhe pse loja ishte e luftuar nga të dyja anët, askush nuk mundi dot ta çonte topin përsëri në rrjetë.

Në ndeshje të tjera Gent dhe Zorya fituan me rezultat minimal, respektivisht kundër Partizanit të Beogradit dhe CSKA Sofias. Me rezultat të pastër ka fituar edhe Slovan Bratislava ndaj Lincoln Red Imps falë golave të Green dhe Henty.

Ndeshja e vetme e përfunduar në barazim këtë mbrëmje ishte ajo midis Jablonec dhe Randers me rezultatin 2-2. /oversport.tv