Zhgënjen Atalanta, Udinese e ndal në shtëpi në minutën e fundit

Atalanta është ndalur në barazim 1-1 me Udinesen duke shpërdoruar një mundësi shumë të mirë për t’u afruar me rivalët e saj. Ekipi i Gasperinit zhgënjeu në këtë takim ku tregoi lodhje fizike dhe një formë jo shumë të mirë të lojtarëve.

Pjesa e parë nuk pati ritmin që pritej me të dyja ekipet që u përpoqën më shumë të studionin lojën e kundërshtarit. Megjithatë, në disa raste të rrezikshme, Atalanta iu afrua golit me Ilicic, por topi u ndal në shtyllë dhe më pas në duart e portierit Silvestri.

Në pjesën e dytë, vendasit e ritën më shumë presionin ndaj kundërshtarit. Për të zhbllokuar rezultatin mendoi Ruslan Malinovsky që shënoi një gol mjaft të bukur nga jashtë zonës në goditjen e parë në kuadrat. Goditja e tij potente u ndal vetëm nga rrjeta duke e bërë të pamundur reagimin e portierit.

Do të ishte ekipi i Udineses që u hodh në kërkim të golit të barazimit. Një keqkuptim i mbrojtës së Atalantës me portierin, për pak rezultoi fatale. Ishte Musso që e ndali autogolin vetëm disa centimetra nga vija e portës. Goli i barazimit do të vinte vetëm pak minuta nga përfundimi i takimit. Një harkim i mirë nga goditja e këndit, gjeti sulmuesin Beto të lirë që e çoi rezultatin në 1-1.

Kështu Atalanta shpërdoron një shans të mirë për të grumbulluar pikë, në javën ku një pjesë e mirë e rivalëve direkt të saj do të luajnë kundër njëri-tjetrit.

SERIE A – JAVA E 9-TË
ATALANTA-UDINESE 1-1
Shënues:
Malinovsky 56’ / Beto 90+4’