Zhgënjen Tirana, Dudelange triumfon edhe në “Air Albania”

Përfundon shumë shpejt aventura e Tiranës në këtë edicion të Champions League. Kampionët e Shqipërisë janë mundur 2-1 nga Dudelange në “Air Albania” në ndeshjen e kthimit të turit të parë të turneut europian.

Bardheblutë, që synonin të përmbysnin disavantazhin e sfidës së parë, kanë dominuar 45 minutat e para, por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Dudelange surprizon djemtë e Shehit sapo fillon pjesa e dytë dhe kalon në avantazh falë golit të Bojic. Sinani dyfishon shifrat për miqtë nga Luksemburgu pak minuta më vonë.

Tirana mundohet të reagojë dhe ngushton rezultatin me Xhixhën, por tashmë është shumë vonë për të bërë përmbysjen e madhe.

Mbyllet 2-1 për Dudelange në “Air Albania” dhe bardheblutë I thonë lamtumirë Championsit, por do të vazhdojnë të luajnë në Europë, në Conference League. / Oversport.tv