Zhvillime për pistën Brozoviç, babai-agjent është në Milano për rinovimin

Pas Lautaro Martinez, radha e Brozoviç për të arritur marrëvehjen e rinovimit. Tratativat e klubit zikaltër nuk mbarojnë me mbylljen e merkatos.

Hapi tjetër është rinovimi me mesfushorin kroat Brozoviç. Klubi do të nisë së shpejti tratativat me babain e lojtarit. Ai ka mbërritur në Milano sot dhe do të nisë takimet me drejtuesit e klubit.

Brozoviç përfiton 3,5 milionë euro në sezon dhe dëshira e tij është të përfitojë rreth 5-6 milionë euro. Nga ana tjetër drejtuesit e Interit duan t’i plotësojnë kërkesat mesfushorit, por pa bërë çmendurira.

Klubi e konsideron të rëndësishëm Brozoviç, por gjithashtu do të mbajë parasysh situatën financiare. Tratativa ka nisur dhe palët duan të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt.

Synimi është që dakordësia të arrihet te shifrat 5-6 milionë euro. Plani i klubit është që marrëveshja të arrihet para janarit, kur Brozoviç mund të firmosë me ekipe të tjera. / oversport.tv