Zhvilloi një sezon të shkëlqyer, Napoli synon të rinovojë kontratën me Rrahmanin

Napoli synon që të rinovojë kontratën e mbrojtësit kosovar Amir Rrahmani, që skadon në vitin 2024 raporton “Radio Kiss Kiss”.

Mbrojtësi zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën napolitane dhe tashmë është një titullar i padiskutueshëm në skuadrën e drejtuar nga tekniku Spalletti.

Drejtuesit e Napolit e vlerësojnë shumë lojtarin dhe po punojnë që të zgjasin bashkëpunimin me mbrojtësin e talentuar. / Oversport.tv