Zidane i drejtpërdrejtë: “Topin e Artë” e meriton Karim Benzema

Zinedine Zidane ka bërë histori me Real Madrid si lojtar dhe trajner. Së fundmi francezi është pyetur në lidhje me atë që e meriton të fitojë “Topin e Artë”.

Zidane është i mendimit që i takon sulmuesit Karim Benzema ky trofe individual, edhe pse ai nuk ka mundur të fitojë ndonjë trofe të rëndësishëm këtë sezon me fanellën e Real Madrid.

“Benzema e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë sezon. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe kam pasur nderin që ta stërvit.

Karim mund të bëjë gjithçka në fushë. Ai është në majë dhe shpresoj që të shpërblehehet me këtë ‘Top të Artë'”, është shprehur Zidane për Telefoot. / oversport.tv