Zielinski: E dimë sa të fortë jemi, duam të fitojmë kampionatin

Pas fitores 1-0 ndaj Salernitanës, ka folur edhe heroi i ndeshjes Piotr Zielinski. Mesfushori polak u shpreh i lumtur që gjeti rrugën e rrjetës në derbi dhe u tregua i qartë se objektivi i ekipit të tij është fitimi i titullit kampion.

NDESHJA- “Salernitana bëri mirë në mbrojtje, kur arrinim në njëzet metrat e fundit na mungonte saktësia në goditjet në portë dhe pasimin final”.

GOLI- “Jam i lumtur që goli ka ardhur në këtë moment. Është goli i fitores në derbi, jam i lumtur. Por më shumë se për golin jam i lumtur për skuadrën që vazhdon të fitojë.”

KAMPIONATI- “Jemi të vetëdijshëm që jemi të fortë, rezultatet e thonë këtë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje. Shpresojmë që në fund të arrijë kampionati që të gjithë ëndërrojnë”. /oversport.tv