Zielinski: Jemi një skuadër e fortë, Napoli beson tek titulli kampion

“Besojmë tek forca jonë dhe mund të luftojmë për të fituar titullin kampion. Jemi rritur me Spallettin? Me trajnerin ndihem shumë mirë, nuk e di nëse ky është sezoni im më i mirë, pasi nuk ka përfunduar akoma. Unë shpresoj që të bëj mirë dhe të rritem.

Është e sigurtë që trajneri na udhëheq si një mjeshtër, na ndihmon shumë dhe po punon në sintoni të plotë me ne”, ka deklaruar Piotr Zielinski për “Radio Kiss Kiss”.

Futbollisti i Napolit ka vazhduar më tej: “Titulli? Jemi një grup që ka shumë cilësi, jemi një skuadër e fortë që mund të luftojë për kreun e renditjes. Do të bëjmë gjithçka që të fitojmë çdo ndeshje. Na pret një muaj shumë i ngarkuar dhe duam që të japim maksimumin.

Besojmë tek titulli kampion, janë në lojë shumë pikë dhe në këto momente asnjë objektiv nuk është i paarritshëm. Organika është e gatshme për tu përballur ballë për ballë me çdo kundërshtar”, ka përfunduar Zielinski. / Oversport.tv