Piotr Zielinski nuk ka frikë. Mesfushori polak ka treguar ambiciet e Napolit, duke folur për kampionatin dhe Champions League. “Kemi objektiva, duam ti arrijmë duke fituar sa më shumë ndeshje të mundshme. Fjala titull nuk na ka trembur kurrë, gjithmonë kemi patur një skuadër të fortë, po bëjmë gjëra të pabesueshme, por kampionati është akoma i gjatë dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm sepse ka akoma edhe shumë pikë në lojë”, ka thënë mesfushori.
Zielinski komenton edhe përballjen europiane kundër Milanit në çerekfinalet e Champions: “Napoli nuk ka frikë edhe në Champions League, jemi një skuadër e fortë, e pjekur dhe do të bëjmë gjëra të mëdha”.
Në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me Napolit, mesfushori ka thënë: “Ndihem shumë mirë në Napoli, që kur kam ardhur këtu ndihem si në shtëpi. Dua të vazhdoj me këtë skuadër. Mungon edhe një vit e gjysmë nga skadimi i kontratës, prandaj nuk kemi pse të nxitohemi”. / Oversport.tv
Foto: SSC Napoli, Facebook