Piotr Zielinski ishte lojtari më i mirë në ndeshjen mes Milanit dhe Napolit. Polaku i skuadrës së Spalletit foli pas ndeshjes për Oversort.
“Nuk ishte e lehtë ta përgatisnim ndeshjen me gjithë ato mungesa që kishim, por kemi shumë lojtarë në skuadër që mund të tregojnë aftësitë e tij.
Trajneri na tha të bënim gjithçka. Pas humbjes me Empolin duhet të fitonim me çdo kusht dhe ia dolëm”, tha mes të tjerash Zielinski.
Në lidhje me garën për titullin kampion me Interin, 27-vjeçari u shpreh: “Jemi të fortë dhe do të luajmë deri në fund për titullin kampion”. / oversport.tv