Zinedine Zidane zbulon ëndrrat e fëmijërisë: Doja të luaja për Marseille

Zinedine Zidane ka dhënë një intervistë interesante për mediat franceze ku ka hedhur dritë mbi fëmijërinë e tij, dashurinë që ka për Marseille dhe dëshirën që të jetoj në atë qytet. Me këto deklarata, ai ka bërë jo pak të ëndërrojnë tifozët e Marseille, të cilët do të adhuronin të kishin në krye të stolit legjendën franceze.

“Unë jam nga Marseille, por jam larguar shumë i ri. E di që do të kthehem një ditë dhe do të qëndroj atje për gjithë jetën. Kur isha i ri shkoja të shikoja ndeshje dhe ëndërroja vazhdimisht të luaja një ditë për Olympique de Marseille. Megjithatë, kjo gjë nuk ndodhi për shumë arsye. Do të kishte qenë diçka shumë e bukur”.

Zidane është pa ekip që pas eksperiencës së tij të dytë me Real Madridin. Emri i tij është lidhur shpesh me ekipe si Manchester United apo Juventus, por në fund asnjë marrëveshje nuk është konkretizuar. /oversport.tv