Ziyech do të sakrifikohet në verë, e ardhmja e marokenit mes Parisit dhe Mynihut

Rritet çdo ditë lista e skuadrave që pretendojnë të bëjnë të vetin Hakim Ziyech. Sipas portalit “Fichajes”, për anësorin maroken që nuk arriti të transferohej te Paris Saint-Germain në orët e fundit të merkatos dimërore për shkak të një gabimi në dokumentacion është futur fuqishëm në garë edhe Bayerni i Mynihut.

Ish-lojtari i Ajax, që është edhe një nga objektivat e Milanit, duket i destinuar që të largohet nga Londra gjatë merkatos së verës, pasi Chelsea ka nevojë për para që të rregullojë bilancet.

Është e sigurt që Ziyech do të largohet nga “blutë” në fund të këtij sezoni, por e ardhmja e tij ka mbetur pezull në këto momente mes Parisit (PSG vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e tij) dhe Mynihut. / Oversport.tv