Ziyech i shkel syrin Milanit: Largimi nga Chelsea në janar? Në futboll nuk parashikohet asgjë

Hakim Ziyech dhe Milani pritet të jetë një telenovelë që do të vazhdojë edhe në markaton e dimrit. Zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit maroken janë shtuar pas deklaratës së tij për sa i përket të ardhmes te Chelsea.

“Është e vështirë për të thënë nëse do të them lamtumirë me Chelsean në janar. Megjithatë, nuk e dimë se çfarë do të ndodh deri atëherë. Në futboll është e vështirë t’i parashikosh gjërat”, tha Ziyech.

Një deklaratë kjo që jep sinjale për drejtuesit e Milanit se kanë mundësi reale për të afruar në Milano sulmuesin e Chelsea. Transferimi i Zyiech te kuqezinjtë është përfolur edhe më parë gjatë sesionit veror të merkatos. /oversport.tv

Foto: Hakim Ziyech, Facebook