Zlatan Ibrahimovic nuk dorëzohet, kontratë e re me Milanin në janar

“Martesa” e Milan me Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë edhe për një vit, sikurse shkruan “Gazzetta dello Sport” që e ka hapur gazetën me këtë lajm.

Suedezi është dakord për të nënshkruar një kontratë të re deri më 30 qershor 2023. Firma pritet të vijë në muajin janar ose shkurt dhe gjithçka varet vetëm nga gjendja fizike e sulmuesit suedez.

Ibrahimovic i ka idetë e qarta dhe dëshiron të luajë në Botërorin “Katar 2022” me Suedinë, kur të jetë 41 vjeç. Gjithsesi më parë duhet të ndihmojë që kombëtarja e tij të kualifikohet në Botëror. / oversport.tv