Zogovic jep porositë për Vllazninë: Ju tregoj si kthehemi te rezultatet pozitive

Bojan Zogovic, portieri malazez i Vllaznisë, është shfaqur para mediave dhe ka folur për ndeshjen kundër Egnatias, që luhet nesër prej orës 13:45 në “Rrogozhinë”. Fillimisht ai ka deklaruar:

“Mendoj se e kemi nisur mirë sezonin, por në dy ndeshjet e fundit në kampionat kemi patur disa probleme. Jemi një skuadër shumë e mirë, me shumë cilësi dhe personalitet, ndaj do të shkojmë në Rrogozhinë 3 pikët.

E di që kemi pësuar shumë gola dhe kjo nuk është gjë e mirë. Kemi bërë analizat tona dhe tani do të jemi më mirë se më parë”. Zogovic më tej ka edhe recetën se si Vllaznia mund të marrë rezultate pozitive:

“Mendoj se duhet të luajmë në mënyrë të zgjuar dhe inteligjente. Duhet të mbajmë topin në mënyrën më të mirë të mundshme, të çojmë sa më shumë topa në zonën kundërshtare e më pas të godasim sa më shumë drejt portës e të shënojmë”.

“E dimë që kemi pësuar shumë gola dhe nuk ndihemi mirë për këtë gjë. Sezonin e kaluar kemi qëndruar pa pësuar gol në 20 ndeshje. Qëllimi jonë është të mos pësojmë gol, të marrim vetëbesim nga faza mbrojtje e më pas të shënojmë dhe të marrim rezultat pozitiv”, përfundon Zogovic. / oversport.tv