Jo, kështu nuk e priste askush. Një pikë nga 9 të mundshmet, një skuadër që nuk njihet në fushën e blertë, pa pika referimi dhe me ndeshjen e Ligës së Kampioneve që vjen në momentin më delikat të sezonit.
Të martën në “Allianz” kundër Malmoe do të jetë e vështirë. Juventusi aktual është i tillë, pa kokë, pa uri për të fituar, pa kampionë. Nuk kafshon dhe nuk reagon.
Kundër Napolit bardhezinjtë treguan të gjitha limitet e tyre. Nëse analizojmë lojtarët individualisht: De Ligt në pankinë me Juventusin dhe kombëtaren e tij. Szczęsny është futur në një vorbull dhe duket se ka humbur, madje tifozët kërkojnë rikthimin e Perin, më shumë nga dëshpërimi.
Drama juventine në “Maradona” duket në statistikat e ndeshjes. 68% zotërimi i topit në favor të Napolit, që dominon edhe 25 me 8 gjuajtjet në portë dhe 13 me 1 në goditjet nga këndi. /Oversport.tv