“Zoti ta dha forcën”, Ngoo motivon me fjalë zemre Edon Hasanin pas rikthimit

Edon Hasani është rikthyer të luajë. Mesfushori është aktivizuar në pjesën e dytë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë që Kastrioti luajti në transfertë kundër Flamurtarit.

Mesfushori shkodran pret tani të nisë të marrë minuta edhe në kampionat, ndërkohë që ka marrë një mesazh të bukur nga shoku i tij te Tirana, anglezi Michael Ngoo.

“I lumtur që të shoh që u ktheve sërish në fushë, vëlla, pas shumë kohësh jashtë. Zoti të dha forcë të vazhdosh të krijosh edhe më shumë momente për të kujtuar në këtë sport.

Shumë dashuri për ty!”, shkruan sulmuesi shtatlartë në një postim të bërë në Instagram, ku shfaq foton e Hasanit me fanellën e Tiranës. Dyshja kanë qenë mjaft produktive me gola e asiste me bardheblutë. / oversport.tv