Zv.Trajneri i Gladbach tremb Interin: Ka shumë oferta nga Anglia dhe Spanja

Marcus Thuram pëlqehet nga Interi, por për të arritur te sulmuesi francez fillimisht duhet të mposhtë një konkurencë të madhe. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë zëvendës trajneri i Borussia Monchengladbach, Oliver Neuville.

“Marcus është duke zhvilluar një sezon të madh me shumë gola. Ka një kontratë që e mban të lidhur me ne deri në fundin e sezonit dhe mendoj se është e vështirë të qëndrojë te ne pas përfundimit të saj”, tha fillimisht Neuville për Radio Sportiva.

Më pas ai shtoi: “Sigurisht që unë shpresoj të qëndrojë te ne, por le të jemi të sinqertë. Nëse vazhdon kështu, ai ka shumë oferta nga Anglia dhe Spanja, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, ka shumë pak shpresa që ai të qëndrojë.” /oversport.tv

Foto: Gladbach, Twitter