Zverev fiton finalen e madhe të ATP, gjermani konfirmon sezonin fantastik

Alexander Zverev është mbreti i ATP-së për vitin 2021. Gjermani është shpallur kampion në Pala Alpitour në Torino pasi mposhti kampionin në fuqi Daniil Medvedev me rezultatin 2-0 në sete.

Të dyja setet përfunduan në shifrat 6-4, 6-4 me gjermanin që mposhti kështu numrin dy të botës në tenis. Zverev zhvilloi një ndeshje gati në perfeksion duke mposhtur kështu rusin në 75 minuta lojë.

Zverev bëhet kështu lojtari i parë që fiton titullin pasi mposhti numrin 1 dhe dy të botës në tenis, pas Agassit në vitin 1990. Ai gjithashtu arriti fitoren e 59-të sezonit dhe titullin e pestë ATP. Kështu, gjermani kurorëzon një vit të jashtëzakonshëm ku ndër të tjera spikat edhe medalja e arit në Lojrat Olimpike në Tokio. /oversport.tv