Zvicra i bashkohet kombëtareve të tjera, refuzon të luaj kundër Rusisë

Federata Zviceriane e Fubtollit dënon fuqishëm sulmin rus në Ukrainë. Për këtë arsye, komiteti i futbollit në Zvicër mbështeti qëndrimin tashmë të njohur të federatave në Poloni, Suedi dhe Republikën Çeke.

Këto tre kombe insistojnë në përjashtimin e kombëtares ruse të meshkujve nga play-off-i për finalet e Kupës së Botës për Katar në fund të vitit 2022.

Kështu, edhe Zvicra ka vendosur që të refuzojë çdo ndeshje kundër Rusisë si në ndeshje zyrtare ashtu edhe në miqësore të paktën deri në një njoftim të dytë. Federata zviceriane theksoi gjatë deklaratës së qëndrimi i tyre është i panegociueshëm.

SFV justifikoi qëndrimin e saj të qartë duke thënë se pushtimi rus jo vetëm që shkel hapur ligjin ndërkombëtar, por shkel edhe vlerat universale të futbollit. /oversport.tv

Foto: Swiss Nati Men Facebook