Zvicra publikon listën për Botëror, nuk mungojnë emrat shqiptarë

Kombëtarja Zvicerane ka bërë zyrtare listën e 26-lojtarëve që do të udhëtojnë me ekipin për Kupën e Botës. Në skuadrën e përzgjedhur nga trajneri Murat Yakin nuk mungojnë lojtarët me origjinë Shqipëtare.

Me përfaqësuesen e Zvicrës do të udhëtojnë për në Katar tre lojtarë Shqiptarë. I pari është mesfushori Granit Xhaka që në të njëjtën kohë është dhe kapiteni i kombëtares. I dyti është Xherdan Shaqiri ndërsa i treti është talenti 20-vjeçar Ardon Jashari, i cili debutimin me kombëtaren e bëri në shtator të këtij viti.

Në këtë Botëror Zvicra do të përballet në grupe sërish me Brazilin dhe Serbinë. Hera e fundit ishte në Botërorin e 2018, ku zviceranët dolën në vendin e dytë dhe kaluan grupin. /oversport.tv

LISTA E PLOTË

Foto: Swiss Nati Men, Facebook