Zymer Bytyqi shënon sërish, shqiptarët “pronarët” e golave te Konyaspor

Zymer Bytyqi ka shënuar një tjetër gol me Konyaspor në Superligën e Turqisë. Skuadra e shqiptarëve triumfoi kundër Hatayspor me rezultatin 3-1.

Për mesfushorin anësor, i cili luan me Kosovën, ky ishte goli i tetë në kampionat me fanellën e Konyaspor.

Te kjo skuadër shqiptarët kanë shënuar shumicën e golave. Sokol Cikalleshi është shënuesi më i mirë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka tundur rrjetën tetë herë, ndërsa mesfushori Endri Çekiçi 6 herë. I dyti, së bashku me Bytyqin, është Koka me tetë gola gjithashtu. / oversport.tv

Foto: İttifak Holding Konyaspor, Twitter