Zyrtare: AF Elbasani “i frikshëm” në merkato, Ardit Hoxhaj vishet verdheblu

AF Elbasani vazhdon të përforcojë skuadrën me elementë cilësorë që kanë spikatur në futbollin shqiptar. Klubi verdheblu zyrtarizon blerjen më të re në këtë merkato vere.

Sulmuesi Ardit Hoxhaj, që 3 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Vllaznisë, ka firmosur zyrtarisht me AF Elbasanin.

Një sulmues me eksperiencë I shtohet organikës së skuadrës së Nevil Dedes, që synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon. / Oversport.tv