AF Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato verore. Sulmuesi Jeton Krasniqi është transferimi i radhës në ekip dhe sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën me ngjyrat verdheblu.
Këtë e ka bërë të ditur vetë AF Elbasani përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet sulmuesi 22-vjeçar. Krasniqi mbylli bashkëpunimin e tij me Tërbunin pas një sezoni dhe tashmë është përforcimi i radhës i AF Elbasanit.
Karrierën e tij, 22-vjeçari e nisi tek Besa e Kavajës dhe më pas ka veshur dhe fanellat e ekipeve të Kamzës dhe Apolonisë së Fierit. /oversport.tv