Zyrtare: Afrim “Big” nga Superiorja, AF Elbasani transferon sulmuesin e Kastriotit

AF Elbasani ka përforcuar repartin ofensiv me një transferim nga Superiorja. Sulmuesi i Kastriotit, Bedri Greca ka mbyllur bashkëpunimin me krutanët dhe do të jetë pjesë e verdhebluve për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i AF Elbasanit përmes një video prezantimi të sulmuesit 32-vjeccar. “Mendojmë që nuk mungojnë golat këtë sezon …”, shkruhet në faqen zyrtare të verdhebluve.

Sezonin që lamë pas, Greca ishte pjesë e Kastriotit dhe u paraqit 33 herë në “Abissnet Superiore”, në të cilat arriti të realizojë 5 gola për ekipin krutan. /oversport.tv