Zyrtare: Agim Canaj trajneri i ri i Lushnjës, rikthehet edhe Canka

Lushnja do të ketë një trajner të ri në vitin 2022. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bashkia e Lushnjës nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.

Do të jetë Agim Canaj trajneri i ri i lushnjarëve që do të ulet kështu në stol në vendin e të larguarit Ilir Gjyla. Gjithashtu, kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa që është njëkohësisht edhe presidentja e klubit, emëroi edhe shefin e ri të klubit.

Këtë pozicion tashmë do ta mbajë Marjus Sula. Ai do të pasojë Edison Koçin që u shkarkua më parë, bashkë me trajnerin Gjyla dhe ndihmësin e tij Dritan Çuko.

Në ekip është rikthyer gjithashtu edhe sulmuesi Mikel Canka./oversport.tv