Zyrtare: Alban Bruka nuk është më trajner i Besëlidhjes

Sipas burimeve të Oversport, Alban Bruka nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes së Lezhës. Tekniku nuk udhëtoi me skuadrën për transfertën e sotme në Korçë dhe mungoi në stol ndaj Skënderbeut, për arsye personale.

Por sipas burimeve të Oversport kjo mungesë nuk është vetëm për sfidën e sotme, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin.

Nuk dihet akoma se kush do të jetë trajneri i ri i Besëlidhjes, por pritet që shumë shpejt klubi të dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje. / Oversport.tv