Zyrtare: Albin Gashin e pason edhe Donald Rapo, largimi i dytë nga Kukësi

Kukësi ka mbyllur bashkëpunimin me Donald Rapon, mesfushorin që vjet ishte pjesë e Drenicës në Kosovë.

Rapo nuk luajti asnjë ndeshje në kampionat me verilindorët, ndërkohë që mori minuta të plota vetëm në dy ndeshje të Kupës.

Mesfushori pati edhe një dëmtim që e penalizoi dhe më pas nuk ia doli të fitonte një vend në skuadrën e Longos. Në 6 ndeshje ai ishte në stol dhe tani i duhet të kërkojë një skuadër të re.

Rapo në rrjetet sociale shkruan: “Nga sot nuk jam pjesë e Kukësit. Dua t’i uroj sa më shumë suksese klubit për objektivat që ka”.

Rapo është i dyti që largohet nga Kukësi pa u mbyllur pjesa e parë e sezonit. Këtë javë është zyrtarizuar edhe largimi i Albin Gashit. / oversport.tv