Zyrtare: Andre Onana është lojtari më i ri i Manchester United

Tashmë është zyrtare: André Onana është lojtari më i ri i Manchester United. Klubi anglez sapo ka njoftuar në kanalet zyrtare blerjen e portierit nga Kameruni.

Ish-gardiani i Interit ka firmosur një kontratë që e lidh me “djajtë e kuq” deri në vitin 2028 me opsionin për të rinovuar edhe një sezon tjetër.

Klubi zikaltër pritet të përfitojë rreth 55-60 milionë euro nga shitja e portierit (bashkë me bonuse), ndërsa vetë Onana do të marrë një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon në Angli. / Oversport.tv