Zyrtare: Andriy Shevchenko është trajneri i ri Genoas

Tashmë është zyrtare. Andriy Shevchenko është trajneri më i ri i Genoas. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kështu, në Twitter, Genoa ka publikuar fillimisht një flamur të Ukrainës, për të treguar edhe ardhjen e teknikut. Ndërkohë, pak kohë më pas ata publikuan edhe postin që tregoi zyrtarizimin e ukrainasit në stolin e tyre.

Shevchenko ka qenë pa ekip, pas përfundimit të aventurës me kombëtaren ukrainase. Ai ka nënshkruar një marrëveshje që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2024. /oversport.tv