Zyrtare: Antonio Conte trajneri i ri i Tottenham, pagë faraonike për italianin

Antonio Conte është zyrtarizuar si trajneri i ri i Tottenham. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi që postoi një video ku i jep mirëseardhjen teknikut italian. Me shkrimin “Buongiorno Antonio…”, videoja përmban trajnerin që ndodhet në zyrat e Tottenham.

Ai ka nënshkruar një kontratë 18 mujore me një pagë vjetore prej 15 milionë paund në vit. Ish-trajneri i Interit ka zëvendësuar kështu të shkarkuarin Nuno Espirito Santo.

52-vjeçari fluturoi për në Londër që ditën e djeshme për të biseduar mbi kontratën e tij të re. Sipas mediave, Conte do të mbështetet nga klubi financiarisht në merkaton e ardhshme me të paktën 150 milionë paund për të sjellë lojtarët që ai dëshiron.  /oversport.tv