Egnatia ka bërë një tjetër afrim në këtë merkato vere. Këtë herë është mesfushori Arbin Zejnullai i cili do të mbrojë ngjyrat e Egnatias për tre sezonet e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj me mesfushorin Arbin Zejnullai.
23-vjeçari ka firmosur kontratë 3 vjeçare me klubin tonë”, shkruhej në njoftimin e publikuar. Zejnullahi më parë ka qenë edhe pjesë e Shkëndijës së Tetovës, Lokomotivës së Zagrebit dhe Rabotnickit.