Zyrtare: Arjan Peço zëvendës trajner i Nice, do të jetë në stafin e Favre

Tashmë është zyrtare. Arjan Peço ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij pasi është zyrtarisht zv.trajneri i Nice në Francë. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi francez me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të u zyrtarizua fillimisht trajneri i ri i Nice që do të jetë Lucien Favre. Ky i fundit do të zëvendësojë të larguarin Christophe Galtier që me shumë gjasa do të marrë drejtimin e gjigantëve të PSG.

Ndërkohë që në stafin e tij, Favre do të ketë edhe trajnerin shqiptar Arjan Peço. Ish-lojtari i ekipit kombëtar ka trajnuar më parë moshat e Baselit në Zvicër, ndërsa tashmë është gati për aventurën e tij të re në Ligue 1.

Arjan Peço ka qenë i lidhur ngushtë edhe me një kalim si zëvendës trajner i Borussia Monchengladbach para pak javësh, por edhe te Grasshoper në Zvicër përpara një sezoni. Ai ka qenë i lidhur edhe më stolin e kombëtares shqiptare në kohën e krizës së Christian Panucci. Megjithatë, në këtë rast FSHF vendosi që t’i besojë stolin Edy Rejas duke vazhduar projektin me trajner italian.

Arjan Peço ka qenë lojtar i Lucien Favre në sezonin 1999-2000 në kohën kur mbronte ngjyrat e Yverdon. Aty Peço fitoi besimin e teknikut zvicerian, ndërsa tashmë kanë nisur aventurën e tyre së bashku në France te Nice/oversport.tv

Foto: ogcnice.com