Zyrtare, Arsenal bën goditjen e parë për sezonin e ardhshëm

Porta nuk do të jetë më një problem për Arsenalin. Tashmë është zyrtare transferimi i portieri amerikan, Matt Turner te “Topçinjtë”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ku Turner aktivizohet, New England Revolution. Në të thuhej se portieri 27-vjeçar do të transferohet drejt klubit anglez në sezonin e ardhshëm.

Turner është gjithashtu portieri i kombëtares amerikane dhe konsiderohet si një garanci për portën e SHBA. Tashmë ai mund të konsiderohet edhe nga “Topçinjtë” duke marrë parasysh faktin se i kanë besuar katërkëndëshin e tyre portierit 27-vjeçar. /oversport.tv