Zyrtare: Arsenali lë të lirë Aubameyang, njoftimi në rrjetet sociale

Pierre-Emerick Aubameyang është larguar zyrtarisht nga Arsenali, që ka dalë edhe me komunikatë. “Për momentet e fitimit të ndeshjeve, për festimet ikonike, për shkak se na bërë të qeshnim, të falënderojmë për gjithçka Auba”, shkruajnë “Topçinjtë”.

Aubameyang u transferua tek Arsenali në janar të vitit 2018 nga Borussia Dortmund për shumën e 64 milionë eurove dhe e nisi me 10 gola në 13 ndeshje në Premier League, ndërsa në dy sezonet pasardhëse shënoi nga 22 gola.

Vjet u ndal na kuotën e 10 golave, kurse këtë sezon ka shënuar vetëm 4 në 14 ndeshje. Aubamenyang ndodhet në Barcelona dhe pritet që të zyrtarizohet te katalanasit. / oversport.tv