Leonardo Semplici nuk është më trajner i Cagliari. Klubi nga Sardenja ka marrë vetëm një pikë në tre javët e para në kampionat dhe humbja 2-3 ndaj Genoa i vuri vulën të ardhmes së teknikut.
📄 | COMUNICATO
Semplici sollevato dal suo incarico.
➡️ https://t.co/fLRTUkeqvH#forzaCasteddu pic.twitter.com/RsGXtayAX9— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) September 14, 2021
Trajneri 54-vjeçar e kishte marrë drejtimin e Cagliari në shkurt të këtij viti, pas 6 vitesh në krye të SPAL.
Drejtuesit e klubit të Serie A po mendojnë për pasuesin e Semplici dhe ai që shikohet si favorit është Walter Mazzarri.
Po ditën e sotme ka shkarkuar trajnerin edhe Hellas Verona. Eusebio Di Francesco ka mbetur pa punë pas tre humbjeve në tre javët e para të kampionatit. / oversport.tv