Zyrtare: Axel Witsel transferohet tek Atletico Madrid

Axel Witsel është zyrtarisht një lojtar i Atletico Madrid. Mesfushori belg ka firmosur një kontratë një vjeçare me klubin spanjoll.

Pas 4 viteve ka përfunduar aventura e Witsel tek Borussia Dortmund dhe tashmë belgu është gati për një aventurë të re në LaLiga.

Mesfushori 33-vjeçar transferohet në Madrid si një lojtar i lirë, pasi nuk rinovoi kontratën me klubin gjerman./ Oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid Twitter