Zyrtare: Barcelona arrin akordin me mbrojtësin e Bilbaos me parametra zero

Barcelona ka bërë goditjen e radhës në merkato duke përforcuar prapavijën e skuadrës. Inigo Martinez është transferimi i ri i katalanasve në merkaton e verës që vjen si një lojtar i lirë nga Athletic Bilbao.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi blaugrana përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mbrojtësi 32-vjeçar. Në marrëveshjen me gjigantin spanjoll, Inigo Martinez ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Barcelonën deri në vitin 2025.

Klauzola e lirimit në kontratën e mbrojtësit spanjoll kap shifrën e 400 milionë euro, si në kontratën e Ilkay Gundogan. Pas eksperiencave me Real Sociedad dhe Athletic Bilbao, Martinez tashmë do të veshë fanellën me ngjyrat kuqeblu. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter