Zyrtare: Bennacer zgjat bashkëpunimin me Milanin deri në vitin 2027

Ismael Bennacer ka rinovuar kontratën e tij me Milanin dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin kuqezi deri në vitin 2027.

Marrëveshja parashikon një klauzolë për prishjen e kontratës prej 50 milionë eurosh, e vlefshme duke nisur që nga sesioni i merkatos verore të vitit 2024.

Mesfushori algjerian kërkonte me ngulm zgjatjen e kontratës, sidomos tani që është bërë një nga asetet taktike të Piolit, pasi shihet si shoku ideal në mesfushë i Sandro Tonalit. Bennacer do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon sipas kontratës së re.

Bennacer u ble nga Empoli në vitin 2019 për 16 milionë euro plus 1 bonus. Algjeriani u bë menjëherë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Piolit dhe ka luajtur 129 ndeshje me fanellën e Milanit, duke shënuar 1 gol. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Twitter