Zyrtare: Berisha transferohet tek Empoli, një aventurë e re për portierin kuqezi

Tashmë është zyrtare: Etrit Berisha është lojtari më I ri I Empolit. Portieri I kombëtares shqiptare largohet nga Torino për të nisur një aventurë të re në Toskanë.

Pas Lazio, Atalanta, Spal dhe Torino, Berisha do të mbrojë portën e Empolit në kampionatin italian.

Tek Empoli gardiani kuqezi do të bashkohet me dy lojtarë të tjerë shqiptarë,  Ismajlin dhe Shpendin. / Oversport.tv