Zyrtare: Bernardeschi ndryshon agjent, tashmë ka të njëjtin me Lukakun

Mesfushori i Juventusit, Federico Bernardeschi do të ketë tashmë një agjent të ri. Ai ka vendosur të heqë dorë nga përfaqësuesit të tij të vjetër dhe ka zgjedhur përfaqësuesin e famshëm që ka në sirtarin e tij edhe emrin e Romelu Lukakut.

Kështu, ai ka nënshkruar me agjencinë P&P Sport Management që zotërohet nga Federico Pastorello. Lajmin e ka bërë vetë të ditur agjenti nëpërmjet një postimi në rrejtët sociale.

Ai shkroi se diçka e tillë duhet të kishte ndodhur më herët. Megjithatë, sipas tij, gjërat e mira kanë nevoj për kohë për të ndodhur dhe shprehu lumturinë e tij për marrëveshjen. /oversport.tv