Besart Berisha lë Australinë, ku është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kampionat, dhe vesh fanellën e Prishtinës kampione të Kosovës.
Zërat tani janë konfirmuar dhe sulmuesi ka nënshkruar, ndërkohë që Prishtina ka dalë edhe me njoftim zyrtar:
“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina. Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë. Mirë se vjen Besart Berisha”. / oversport.tv