Zyrtare: Bologna shton alternativat në mbrojtje duke afruar në ekip holandezin

Bologna ka përforcuar repartin e mbrojtjes me një afrim nga kampionati holandez. Sam Beukema është blerja më e re e klubit italian dhe do të veshë fanellën kuqeblu për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Bolognas përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mbrojtësi 24-vjeçar. Beukema i ka dhënë lamtumirën klubit të AZ Alkmaar pas dy sezonesh me ta.

24-vjeçari tashmë ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Bolognan deri në vitin 2027. Sezonin që lamë pas, Beukema u paraqit 26 herë me AZ Alkmaar në Eredivise dhe arriti të realizojë një gol. /oversport.tv

Foto: Bologna Fc 1909, Twitter