Zyrtare: Bylis ndan rrugët me dy mesfushorët nga Brazili

Bylis ka ndarë rrugët me dy brazilianët e ekipit, Biringueta dhe Ananias. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ballshiot me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka treguar se marrëveshja me dyshen braziliane është prishur me mirëkuptim.

“Çdo fillim e ka një fund…, e rëndësishme është që ndahemi si kampionë!

Tashmë është koha që të përshëndetemi me dy nga kampionët e sezonit të shkuar, në fushë dhe jashtë saj.

Klubi ynë ka gjetur marrëveshjen dhe me mirëkuptim përfundon këtu bashkëpunimin me dy lojtarët brazilianë, mesfushorët Biringueta dhe Ananias, të cilët i falënderojmë për kontributin maksimal, duke qenë korrekt dhe shumë profesionist në fushë, në realizimin e sukeseve të klubit tonë, por edhe jashtë saj, si dy personazhe shumë të dashur në qytetin tonë!

Të kushtëzuar nga numri i të huajve, erdhi ndërprerja e bashkëpunimit me dy brazilianët, por nisur nga fakti se kemi ende gjashtë lojtarë të huaj si: Samba, Loran, Aboubakar, Fall, Antoni dhe Barboza. Nisur edhe nga fakti se presim edhe 3-4 lojtarë të huaj, do të ketë sërish huazim të 1-2 lojtarëve të sipërpërmendur…

Faleminderit kampionë”, shkruhej në postimin e Bylis.