Bylisi i ri do të nis nga Febron Ziu. Është ky emri i trajnerit të rri të ballshiotëve që do të provojë të rikthehet menjëherë në “Abissnet Superiore”, pasi nuk arriti dot të qëndronte në elitë sezonin e fundit.
Lajmin për trajnerin e ri e ka bërë të ditur vetë klubi ballshiot me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Febron Ziu do të jetë trajneri i ri për sezonin e ardhshëm, ndërsa kanë njoftuar edhe se kush do të jetë preparatori i ri atletik. Ai do të jetë argjentinasi 52-vjeçar, Francisco Tursi.
“Bylisi ka zbritur sot në fushën e stërvitjes dhe ka nisur fazën përgatitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2023-2024 në Kategorinë e Parë, nën drejtimin e trajnerit të ri Febron Ziu, si dhe preparatorit atletik, argjentinasit 52-vjeçar Françisko Tursi.”, shkruhej në njoftimin zyrtar të klubit. /oversport.tv
View this post on Instagram