Zyrtare/ Bylisi konfirmon afrimet dhe rikthimet nga huazimet

Bylis ka konfirmuar disa afrime në këtë merkato verore si dhe disa rikthime të lojtarëve të huazuar nga klubi ballshiot përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

“Bruno Puja, portieri kavajas që ka luajtur me Kastriotin dhe Egnatian në Superiore si dhe vlonjati Mateo Qarri, mbrojtës qendre, janë zyrtarisht pjesë e jona!

Jo vetëm kaq, por edhe mbrojtësi i majtë, Selindjon Zholi, i është bashkëngjitur skuadrës sonë.

Rikthehen nga huazimi te Orikumi, Roland Shkreli dhe mesfushori i qendrës, Ervis Kasaj!”, shkruhet në faqen zyrtare të Bylisit. /oversport.tv