Zyrtare/ Celtic bën merkato në Japoni, afron mesfushorin 25-vjeçar

Celtic vazhdon të udhëheqë kampionatin skocez të futbollit, një eklskluzivitet i Oversport dhe Tibo. Performancat e skuadrës kanë qenë mjaft të mira, por drejtuesit e klubit kanë menduar të forcojnë ekipin. Nga liga japoneze është afruar Tomoki Iwata.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Glasgow me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se 25-vjeçari japonez ka firmosur një kontratë afatgjatë, pa bërë të ditur se sa vite është kontrata.

Tomoki Iwata është transferuar nga Yokahoma drejt Celtics dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin që prej muajit janar. Iwata është një lojtar që aktivizohet në shumë role të mesfushës, por gjithashtu edhe në mbrojtje. /oversport.tv

Foto: Celtic FC, Facebook